Hyri në det për të shpëtuar të fejuarën, mbytet i riu

schedule14:17 - 22 Korrik, 2018

schedule 14:17 - 22 Korrik, 2018

Një 29-vjeçar është mbytur në plazhin e Velipojës në vendin e quajtur Vilun.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30. Viktima është Ervit Palaj nga fshati Shirq. Edhe pse i është dhënë ndihma e parë nga personeli mjekësor i plazhit Velipojë, 29-vjeçari nuk ka mbijetuar.

Nga informacionet e policisë mësohet se viktima ka hyrë për të shpëtuar të fejuarën, e cila nuk ka rrezik për jetën, por ai vetë nuk ka mundur të dalë. Mbytja ka ndodhur në zonën e sigurisë pasi edhe deti ka qenë i trazuar dhe me dallgë./abcnews.al