Ditën e nesërme në Zyrih të Zvicrës (19:00) organizohet ceremonia e dhënies së çmimit “Lojtari më i mirë” nga FIFA, ku kandidatë janë Leo Messi, Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski.
Duke parë paraqitjet e sezonit të shkuar favorit për këtë çmim është padyshim polaku edhe pse për Daniele De Rossi, Leo Messi është gjithmonë më i miri në Botë.
Italiani mban në majë “Pleshtin”, por nuk e mohon se Lewa ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe e meriton çmimin prestigjoz.
“Messi është gjithmonë lojtari më i mirë, por nëse shikon vitin e shkuar, Lewandowski e meriton çmimin. Ai fitoi Champions League, shënoi shumë gola dhe ishte një nga më të mirët në lojën e treguar nga ai”, u shpreh De Rossi. /abcnews.al