Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emëroi Çuçin, Berisha: Rama e bëri të familjes ministrinë e Brendshme

schedule18:19 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 18:19 - 16 Dhjetor, 2020

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson si akt të pashembullt emërimin që Edi Rama i bëri Bledi Çuçit duke e graduar në postin e ministrit të Brendshëm. Berisha thotë se ky është një emërim unik, duke e shndërruar këtë ministri dhe organet e vrarura prej saj në ministri dhe institucione private familjare.

Te dashur miq, me emerimin minister te brendshem te burrit te gruas se trete te tij, Edvin Kristaq Xhelati per here te pare ne historine 108 vjeçare te shtetit shqiptar shnderron kete ministri dhe organet e vrarura prej saj ne ministri dhe institucione private familjare.

Duke emeruar ne drejtimin e ministrise se brendshme Bledar Çuçin, nje njeri te familjes se tij te vogel dhe konkretisht burrin e ish guras te trete te tij, zonjes Delilna Fico, me te cilen ruan te gjitha marredheniet e ngushta familjare perveç atyre martesore, Edvini kryen nje akt shkaterrimtar e te pashembullt, te cilin nuk ia ka lejuar vetes  asnje shef i ekzekutivit shqiptar nga viti 1912 gjer sot kryeminister, Mbret, apo diktator qofte ai.

Me kete akt te pashembullt ne historine e shtetit shqiptar, Edvini tregon se ai shfrytezoi rastin e vrasjes pas shpine te Klodian Rashes per ti dhene duart Sander Lleshajt dhe per te shtene totalisht ne kthetrat e tij dhe familjes se tij mafioze ministrine e dhunes, droges dhe krimit elektoral. Ky emerim unik ne historine e Shqiperise eshte nje kushtrim per çdo shqiptar te ngrihet kunder ketij regjimi mizor nepotik per te permbysur sa me pare dhe me çdo kusht Edvin Kristaq Xhelatin dhe narkoshtetin e tij” shkruan Berisha./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!