Osmani: Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, Kuvendi të miratojë rezolutën për gjenocidin

schedule17:37 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 17:37 - 16 Dhjetor, 2020

Presidentja në Detyrë e Kosovës Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me homologun e saj Ilir Meta këtë të enjte është shprehur se Shqipëria duhet të jetë zëri në arenën ndërkombëtare në ato organizata ku Kosova akoma nuk ka një ulëse.

Osmani ndër të tjera ka theksuar se ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë janë të padrejta pasi e gjithë bota e di se Serbia ka bërë gjenocid dhe në lidhje me këtë ajo thekson se është e rëndësishme që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën për gjenocidin.

Si dy shtete të ecim bashkarish dhe pse me flamuj të ndryshëm, që gjithmonë kanë luftuar dhe nuk janë mposhtur. Gjithë procesi ynë i shtet ndërtimit ka qenë i vështirë por kemi pas në krah Shqipërinë. Tashmë e vërteta është se Serbia ka kryer krime lufte në Kosovë dhe këtë e ka parë e gjithë bota mbarë. Për të mos lejuar që të përmbyset e vërteta kemi nevojë për qëndrimin në krah të Shqipërisë që të jetë ajo zëri ynë atje ku ne nuk kemi mundësi, të jetë ajo pasqyra jonë. Në këtë takim me presidenin Meta kemi diskutuar pikërisht për këtë çështje dhe rolin që Shqipëria ka në organizatat që Kosova nuk ka ende ulëse.

Ne jemi të shqetësuar sidomos për faktin se numri i qytetarëve që kanë humbur jetën nga Covid është i lartë u shpreh ngushëllimit të gjithë familjeve në Shqipëpi që kanë humbur jetën. BE do të sigurojë vaksinën vetëm për 20 % të popullatës sonë por nuk është i mjaftueshëm ndaj duhet të bashkëpunojmë që të sigurojmë vaksinën për qytetarët e dy vendeve tona.

Kosova dhe këto dit ka dëshmuar se dhe pse shtet i ri ka stabilitet të fortë rajonal. Një ndër asetet dhe potencialet më të mëdha është mërgata jonë dhe për këtë ne duhet ta shfrytëzojmë më së miri këtë.çështja e parë është që Kuvendi i Shqipërisë të miratoje rezolutën që do të dënonte gjenocidin serb në Kosovë, që në Kosovë është miratuar një gjë e tillë, dhe presim që Shqipëria të jetë vendi i dytë që do e bëjë këtë. Ndryshimi i kufijve është një aventurë e rrezikshme dhe sado që të mendojmë se kjo është një ide e vdekur mund të rikthehet ndaj është e rëndësishme që në Kosovë dhe në Shqipëri të jetë një zë i fortë kundërshtues. Një tjetër krim që po u bëhet shqiptarëve në Bujanovc, Medvegjeve dhe në Presheve që po bëhet një spastrim i heshtur, duhet një zë i fortë për të zbrabsur serbinë në këtë krim. Integrimi në NATO është një tjetër  hap i rëndësishëm dhe nga Shqipëria mund të mësojmë shumë dhe ne presim të mësojmë nga Shqipëria, sa i përket integrimit të Shqipërisë ne jemi një zë që shqiptarëve u takon të ecin përpara, ndërkohë Serbia ka disa hapa në këtë proces ndërsa ne jemi të bllokuar”, ka thënë Osmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!