Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër të një vajze dy ditë më parë. Reperi konfirmoi lajmin përmes një postimi në Instagram, ku shihej teksa shtrëngonte dorën e partneres pas lindjes. Pak minuta më parë Ledri ka publikuar dhe imazhin e parë të vogëlushes.
“Poem Blu”, ka shkruar Ledri krahas fotos duke konfirmuar lajmet që qarkulluan mbi emrin e së voglës. Ledri ka treguar shpeshherë se e ka pritur me padurim momentin kur do të mundet të mbajë në krahë frytin e dashurisë me Sarën.
Madje, ai ka publikuar dhe një këngë dedikuar vogëlushes. “Si baba” përcjell ndjesitë që reperi ka përjetuar, që kur mori vesh se do të bëhet prind. Kjo është është dhurata e parakohshme që i bëhet së bijës, e cila me siguri do ta kujtojë me nostalgji dedikimin e të atit. /abcnews.al