Në foto Preng Gjini
Anton Keli, 51-vjeçari që u vra me armë zjarri pasditen e sotme është kushëri i Preng (Tonin) Gjinit. Ai u plagos rreth orës 17:40 dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.
Makinës ku po udhëtonte Preng Gjini iu vendos tritol me datë 15 Shtator, por fatmirësisht arriti që të shpëtonte dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, teksa e kaloi rrezikun për jetën.
Pista kryesore ishte hakmarrja për prishjen e pazareve të drogës, që deri tani ka sjellë disa viktima mes dy fiseve në Mirditë. /mv.abcnews.al