Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman konfirmuan pak ditë më parë se do të bëhen prindër për herë të dytë, ndërkohë që sot ata zbuluan dhe gjininë e bebushit që pritet të vijë në jetë. Përmes një videoje që ndau në rrjete sociale, Almeda tregoi se Efehan do të bëhet me një motër. “E bekuar”, shkroi Almeda krahas videos.
Ndërkohë, Tolgahan teksa ka rishpërndarë videon në Instastory shkruan se kjo ishte dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindje. “Ky lajm ishte dhurata ime më e mirë për ditëlindje! E gjithë familja u mblodh rreth tavolinës për ditëlindjen time dhe mora lajmin më të mirë që mund të merrja.”, është shprehur aktori turk. /abcnews.al