Çernobili tjetër mund të jetë i qëllimshëm

schedule12:33 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 12:33 - 15 Dhjetor, 2020

Nga Bennett Ramberg, Reuters

Përvjetori i 30-të i Çernobilit në 26 prill ka rritur frikën se reaktorët bërthamorë mund të jenë sërish një shënjestër e terroristëve.

Shqetësimi erdhi pas sulmeve të fundit të Shtetit Islamik në Bruksel. Terroristët kishin nën vëzhgim një zyrtar të lartë bërthamor belg dhe dy ish-punonjës të termocentralit u raportuan se ishin bashkuar me Shtetin Islamik .

Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin pse autoritetet belge nxituan për të mbrojtur impiantet e saj bërthamore.

Frika ka rikujtuar edhe një herë se reaktorët bërthamorë janë miniera radiologjike që terroristët mund të shfrytëzojnë. Shkatërrimi i një impianti do të shënonte një kulm të dhunës terroriste. Elementet radioaktive do të përhapen përtej kufijve kombëtarë. Kjo do të rrezikonte jetën e shumë njerëzve, ndërsa do të dëmtonte rëndë ekonominë dhe mjedisin njësoj siç ka ndodhur me shpërthimet e Çernobilit ose Fukushimës.

Por sa i shqetësuar duhet të jetë Perëndimi dhe rajonet e tjera?

Dhe nëse rreziku mbetet kaq serioz, pse ndërkombëtarët nuk po vendosin standarde të larta dhe të detyrueshme të sigurisë?

Në të vërtetë, Uashingtoni është përpjekur ta bëjë pikërisht këtë. Më 14 qershor 1946, Shtetet e Bashkuara i propozuan Kombeve të Bashkuara, planin Baruch.

Ai bëri thirrje për një krijimin e një agjencie ndërkombëtarë të energjisë atomike që do të ruante ” të gjitha aktivitetet e energjisë atomike potencialisht të rrezikshme për sigurinë botërore” dhe do të kishte “fuqinë për të kontrolluar, inspektuar dhe licencuar të gjitha aktivitetet e tjera atomike”.

Në vend të kësaj, bashkësia ndërkombëtare tani po përballet me një rregullore kombëtare. Rezultati lë të hapur një Kuti Pandora.

Sigurisht, zbatimi i standardeve të forta të sigurisë – përfshirë forcat e drejtuara në mënyrë adekuate, të stërvitura dhe të armatosura; pengesat fizike në zonat vitale; sistemet e zbulimit, alarmit dhe komunikimit; një vetitng i kujdesshëm i të gjithë punonjësve të impiantit për t’u mbrojtur dhe  siguruar kundër infiltrimit të terroristëve dhe kriminelëve, së bashku me masat e tjera – janë vetëm një çmim i vogël që duhet paguar për të shmangur një Çernobil ose Fukushima tjetër të qëllimshme ose aksidentale.

Duhet të marrin parasysh faktin se kritikët bërthamorë janë shqetësuar për dekada me radhë se reaktorët ka të ngjarë të jenë shënjestra terroriste dhe nuk është bërë mjaftueshëm për t’i mbrojtur ata.

Ata këmbëngulën që terroristët mund të shkelnin strukturat e termocentraleve bërthamore duke përdorur armë të sofistikuara, granata, raketa, bomba dhe sulme me bazë toke ose ajrore. Ata gjithashtu paralajmëruan për sabotimin e brendshëm të linjave jetësore, të cilat mund të kenë përmbajtje vdekjeprurëse radioaktive të bërthamës.

Por pa ndonjë sulm serioz deri më tani, vetëkënaqësia sapo ka filluar. Belgjika më në fund ka vendosur roje të armatosura në impiantet e saj pas sulmeve terroriste të Parisit vitin e kaluar.

Sa kombe të tjerë kanë qenë po aq të vetëkënaqura?

Por vetëkënaqësia ka treguar se është në fakt  një siklet. Në vitin 2012, aktivistët e Greenpeace arritën të futeshin në një central bërthamor suedez. Në vitin 2014, një grup tjetër i aktivistëve të Greenpeace hynë në një central bërthamor francez pranë kufirit gjerman dhe varën një banderolë të madhe në ndërtesën e reaktorit.

Këto marifete tregojnë se ka diçka që nuk shkon mirë me praktikat e sigurisë së termocentralit në të dy vendet, dhe ndoshta në shumë të tjera.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, Shoqata Botërore e Operatorëve Bërthamorë dhe Bashkimi Europian – të gjithë po bëjnë presion për sigurinë e reaktorit duke ofruar udhëzime. Ata kanë dërguar ekipe studimi për të vlerësuar sigurinë e tyre. Por ata nuk mund t’i detyrojnë vendet të ndryshojnë zakonet e tyre të sigurisë.

Në përgjithësi, mendësi të tilla nuk ndryshojnë lehtë. Duhen ngjarje, jo hipotetike, për ta bërë këtë.

U desh bombardimi i kamionëve në 1993 në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, për shembull, për të nxitur Shtetet e Bashkuara të vendosnin rregulla më të ashpra për mbrojtjen e reaktorëve.

Më pas, sulmi i 11 shtatorit 2001, bëri që Komisioni Rregullator Bërthamor të rriste mbrojtjen ndaj sulmeve tokësore. Por edhe  Shtetet e Bashkuara, të cilat synojnë të zbatojnë standardin e artë të sigurisë, sulmet kanë gjetur vazhdimisht rrugën për të ndërhyrë.

Ne duhet të presim që vetëm një incident i qëllimshëm i Çernobilit do t’i bëjë vendet e vetëkënaqura të ndryshojnë në mënyrë dramatike kulturën e tyre të sigurisë.

Plani duhet të përcaktojë kërkesat e detyrueshme të sigurisë për të gjitha impiantet bërthamore në të gjithë botën, për t’u administruar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ose një organ tjetër i autorizuar për licencimin e operacioneve të impiantit.

Nëse siguria në një fabrikë të licencuar do të ishte joadekuate, agjencia e autorizuar do të pezullonte licencën e fabrikës derisa operatorët të ndiqnin rregullat e kërkuara.

Për fat të keq,  duhet të presim një Çernobil të qëllimshëm që qeveritë të marrin masa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!