Arsyet pse ecja duhet të jetë pjesë e agjendës tuaj të përditshme

schedule22:40 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 22:40 - 14 Dhjetor, 2020

Ecja është shumë e rëndësishme për trupin tuaj pasi vë në lëvizje grupe të ndryshme të muskujve të këmbëve, aktiviteti i të cilave siguron tonifikimin e të gjithë trupit.

Kur ecni, trupi njëkohësisht lëviz këmbët në tre plane: vertikale, gjatësore, tërthore. Sa më i shpejtë të jetë ritmi i ecjes, aq më e lartë është amplituda e lëvizjeve vertikale, aq më aktive është aparati ligament-muskul, aq më intensiv është harxhimi i energjisë.

Puna e këmbëve tuaja gjatë ecjes aktivizon qarkullimin e gjakut: gjaku pasuron intensivisht organet e brendshme me oksigjen, duke përshpejtuar proceset metabolike. Përveç kësaj, ecja e rregullt në ajër të hapur forcon shëndetin dhe përmirëson mirëqenien. Këtu është një listë me 6 arsye pse ecja e përditshme duhet të jetë në agjendën e të gjithëve:

1. Ecja promovon rënien në peshë

2. Redukton stresin

3. Forcon kockat

4. Zvogëlon rrezikun e krijimit të variçeve

5. Normalizon presionin e gjakut

6. Parandalon kancerin e zorrës së trashë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!