Një studim i fundit shpjegon se ngrënia e ushqimeve të shpejta, të përpunuara dhe me shumë yndyrë ka një ndikim shumë të fortë në tru por edhe në dëshirën për tu ushqyer shëndetshëm.
Nëse njeriu ushqehet çdo ditë me ushqime të tilla plot me yndyrë dhe të përpunuara, truri priret të diktojë më pas zgjedhjet e përditshme duke krijuar idenë se vetëm ushqime të tilla të ngopin e të kënaqin, ndërsa ato të shëndetshme nuk ia vlejnë.
Pra, truri i percepton ushqimet e shpejta dhe me yndyrë si shpërblyese e të çmuara, edhe nëse njeriu nuk ka uri.
Mirëpo, sipas agroweb.org, në këto ditë kur ushqyerja është një faktor thelbësor për një imunitet të fortë, asnjë njeri nuk duhet ta ketë luksin të bëjë pazar me shëndetin.
Ekspertët këshillojnë që sot më shumë se kurrë, njeriu duhet të bëjë zgjedhje të mencura për ushqyerjen duke konsumuar më shumë fruta, perime, drithëra të plota, yndyrna të shëndetshme, fara, e peshk. l.k/abcnews.al