Moratti: U zhgënjyem, ka një problem tek Interi. Conte? Se di a do rezistoja

schedule08:33 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 08:33 - 15 Dhjetor, 2020

Massimo Moratti është rikthyer të flasë për Interin, skuadrën e tij të zemrës. Ish-presidenti i klubit zikaltër, në një prononcim për Radio Anch’Io Sport, flet rreth eliminimit nga Europa, titullit kampion, teksa bën disa kritika për lojtarët e Interit, vlerëson e thumbon trajnerin Conte, dhe e mbyll me legjendën Paolo Rossin, i cili humbi jetën pak ditë më parë.

ELIMINIMI – “Zhgënjim i madh eliminimi i Interit nga kompeticionet europiane, edhe pse grupi nuk ishte aspak i lehtë. Gjithsesi, pritshmëritë ishin të mëdha. Tani të fokusohemi në kampionat, aty ku shoh që po shprehemi shumë mirë”.

INTERI – “Disa lojtarë nuk kanë rendimentin e duhur për të tentuar objektiva të mëdha. Ne gjithashtu duhet t’i vendosim në një pozicion tjetër, për t’i parë ata të bëjnë mirë në rolë të tjera. Eriksen nuk mund ta gjykojmë, prisja më shumë nga ai, por ka luajtur shumë pak. Titulli? Juventusi mbetet gjithmonë i frikshëm”.

CONTE – “Grupi duhet t’i përshtatet plotësisht stilit të trajnerit. Antonio është një trajner i aftë dhe shumë i mirë, por ka një karakter të vështirë. Nuk besoj nëse unë do t’i kisha rezistuar kaq gjatë”.

ROSSI – “Dhimbje e madhe ikja e tij. Paolo ishte një nga djemtë më të mirë në Itali, po të isha president në kohën që luante futboll, do të bëja gjithçka ta marrja në ekipin tim. Kam qenë i dashuruar pas tij, humbja e tij ishte diçka e papritur dhe tepër e trishtë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!