Dybala kërkoi rinovimin, Agnelli: I kemi bërë ofertë “faraonike”

schedule19:36 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 19:36 - 14 Dhjetor, 2020

Paulo Dybala dhe Juventusi e mbyllin kontratën aktuale në verën e vitit 2022 dhe po punohet për të arritur në një marrëveshje për rinovimin. Paulo së fundmi u shpreh se dëshiron të qëndrojë te Juve, por klubi nuk ka marrë hap konkret për të rinovuar.

Ai tha se agjenti i tij ishte disa muaj në Itali, por drejtuesit e Juventusit nuk e kontaktuan. Presidenti i “Zonjës”, Andrea Agnelli ka një tjetër version. Ai shprehet se në adresë të Dybala ka shkuar një ofertë e majme rinovimi, që do e përfshinte atë në 20 lojtarët më të paguar të globit dhe po pritet vetëm përgjigja e tij.

 

“Deklarata e Paulos? Pozitiv është lajmi se ai është kthyer te goli. Kishte një periudhë të vështirë pas infektimit me Covid-19. Ndjeva kënaqësi për dashurinë e tij për Juventusin, ne e shohim atë dje, sot dhe nesër këtu me ne.

Ai ka marrë një ofertë që do e fuste atë në “top 20”-shen e Europës në nivel ekonomik. Ne jemi të qetë dhe presim përgjigjen tij. E duam atë në pesë më të mirët, por ai nuk është për momentin. Dhe Paulo e di këtë”, u shpreh Agnelli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!