George Clooney është shprehur se është munduar të shmangë daljen nga shtëpia sa më shumë të jetë e mundur pasi është i shqetësuar për ndikimin që Covid mund të ketë tek djali i tij astmatik. Në një intervistë për Observer, aktori tha se familja e tij rrallë është larguar nga kompleksi në Los Angeles këtë vit.
“Për shkak se djali im ka astmë. Thuhet që nuk është aq keq për të rinjtë, por a e dimë këtë? Ne ende nuk dimë asgjë për periudhën afatgjatë të kësaj.”, u shpreh aktori. George dhe Clooney mirëpritën binjakët e tyre në vitin 2017, pasi u martuan në 2014 në Venecia.

Clooney, i cili luan dhe drejton filmin e ri “The Midnight Sky”, shprehet optimist për të ardhmen. “Ka qenë një vit i krisur. Por ne do ta kalojmë atë. Unë besoj se me gjithë zemër. Ne do t’i kalojmë këto gjëra dhe shpresa dhe besimi im është se do të dalim më mirë.”, tha aktori.
Katër ditë para se të fillonte punën për filmin, Clooney u dërgua me urgjencë në spital me dhimbje të forta në stomak. Aktorit iu desh të kalonte disa ditë nën kujdesin mjekësor pasi humbi 11 kg për të interpretuar të mbijetuarin e një katastrofe globale. /abcnews.al

