Jepen masat për disa nga të arrestuarit në protestë, blindohet gjykata Penale në Tiranë

schedule09:26 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 09:26 - 14 Dhjetor, 2020

Forca të shumta policore ndodhen këtë mëngjes në gjykatën Penale të Tiranës, ku pritet të jepen masat për të arrestuarit gjatë datës 10 dhe 11 dhjetor. Seanca e sotme pritet që të nisë në orën 11.00.

Masa gjatë ditës së sotme pritet të jepet për 42 protestues të arrestuar me 10 dhjetor, të gjithë mbi 18-vjeç, dhe shtatë të arrestuar me datë 11.

Ndërkohë, sa i përket protestës së të dielës, policia njoftoi se katër persona janë arrestuar ndërsa 46 qytetarë të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!