Izraeli miraton ligjin që cilëson vendin si një shtet hebre

schedule14:45 - 19 Korrik, 2018

schedule 14:45 - 19 Korrik, 2018

Tashmë Izraelit është zyrtarisht një shtet eskluzivisht hebre, sipas ligjit të miratuar në parlamentin e vendit. Sipas këtoj ligji të propozuar nga qeveria e kryeministrit Netanyahu, gjuha arabe nuk është më një gjuhë zyrtare në vend.

Parlamenti izraelit miratoi ligjin për shtetin e kombit hebre. Një normë kontroverse që cilëson zyrtarisht Izraelin si një shtet eksluzivisht hebre. Mes të tjerave, ligji lejon dhe ndërtimet izraelite në territor palestinez duke i cilësuar ato në interes kombëtar të vendit si dhe heq nga kategoria e gjuhës zyrtare, gjuhën arabe duke i garantuar vetëm një status special.

Ligji u miratua pas orësh të tëra debat. U propozua nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyau dhe u mbështet nga partitë e djathta në parlamentin izraelit. Deputetët arabo–izraelitë kundërshtuan ligjin dhe deputeti Ahmed Tibi u shpreh se miratimi i tij përfaqëson vdekjen e demokracisë.

Në Izrael, arabo–izraelitët përbëjnë 20% të popullsisë dhe prej kohësh ankohen se trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Por me miratimin e këtij ligji të ri për shtetin e kombit hebre, situata e tyre mund të përkeqësohet dhe më shumë./abcnews.al