Ahmataj: Goli i dytë i parregullt, rikthimi i lojtarëve forcon Skënderbeun

schedule19:36 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 19:36 - 13 Dhjetor, 2020

Tjetër humbje për Skënderbeun dhe vendi i fundit në renditja bashkë me Apoloninë. Ekipi korçar u mposht 3-1 nga Kukësi, që korri suksesin e pestë radhazi në kampionat. Trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj foli pas ndeshjes për Supersport, ku ndër të tjera tha:

Jam i shqetësuar si i morëm golat pas pushimit të pjesës së parë. Goli i parë është meritë e kundërshtarët. Ana psikologjike na rëndon. Goli i dytë mund të ketë qenë pozicion jashtë loje. Duhet impenjim më i madh për të qenë vigjilent gjatë gjithë kohës.

Momenti i vështirë? Çdo skuadër kalon momente e saj të vështira. Filluam kampionatin me oshilacione, besoj do ta kalojmë këtë moment të vështirë.

Është çështje kohe, skuadrës do t’i afrohen edhe lojtarët që i mungojnë. Kjo gjë do rrisë konkurrencën brenda grupit, Skënderbeu do forcohet“, deklaron Ahmataj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!