Ky është gabimi që bëni gjithmonë kur përgatisni çajin

schedule18:08 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 18:08 - 13 Dhjetor, 2020

Përgatitja e çajit në të vërtetë është një proces i thjeshtë. Megjithatë, ka disa gabime që e bëjnë çajin jo dhe aq të shëndetshëm sa duhet. Në fakt, ekziston një gabim që pothuajse e bëjnë të gjithë dhe për pasojë çaji del i hidhur.

Vlimi i ujit së bashku me çajin, apo uji që përdorni është i shumë i nxehtë. Në të dyja rastet, temperatura e lartë ndryshon përbërësit e çajit dhe shkatërron vitaminat dhe mineralet që përmban.

Gjithashtu dhe kur përdorni çaj me bustina, uji nuk duhet të jetë i nxehtë për të njëjtat arsye. Mbi të gjitha, ajo që duhet të shmangni është zhytja e bustinës në brendësi të filxhanit, pasi lëshon të gjithë shijen e hidhur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!