“Dreka është gati” troket në derën e familjes Lleshi. Sot shef Mirsad Tagani do të gatuajnë për Hatixhen dhe vajzën e saj Joana. Pasi njihet me familjen, shefi dhe Hatixheja nxitojnë drejt tregut ku blejnë të gjithë përbërësit që i duhen për pjatën e sotme.
Me t’u kthyer në shtëpi, Hatixheja dhe shefi fillojnë të gatuajnë e të ndajnë mes tyre sekrete të kuzhinës. Gjithashtu, dyshen tonë do ta shohim të krijojnë një miqësi me njëri tjetrin. Si pjatë të parë, shef Mirsadi do të gatuajë fileto pule me pana dhe gorgonzola si dhe një sallatë mix.
Pasi shefi dhe Hatixheja përfundojnë gatimin, është radha e vajzës të shtëpisë, Joanës për të ndihmuar këtë herë me shtrimin e tryezës ku familja do të drekojë. Mirsadi, Hatixheja dhe Joana shijojnë drekën dhe familja vlerëson pjatat me pikë maksimale. Me autorësi të producentit Kastro Zizo, ky program argëton të gjithë familjen dhe njëkohësisht pasuron librin tuaj të recetave.
Le të njihemi me personazhet e këtij episodi të “Dreka është gati” dhe mos harroni të mbani shënim hapat e recetës!
Receta per sot permban:
sallate jeshile 100 gr
laker e kuqe 100 gr
qepe e njome 100 gr
pomodorini 100 gr
fileto pule 400 gr
pana 100 gr
gorgonzola 40 gr