Ish-mesfushori i Real Madrid, Rafael van der Vaart, është rikthyer të flasë për karrierën e tij. Në një intervistë për “Tuttosport”, holandezi rikujton dhe një herë fillemet e tij tek Ajaxi, ku nuk mungonin zënkat me Zlatan Ibrahimovic. Gjithashtu, ai flet edhe për Maradonën dhe krahasimet e Leo Messit me legjendën argjentinase.
MARRËDHËNIA ME IBRAHIMOVIC – “Në periudhën e Ajax ne ishim të rinj, ai dëshironte të ishte numri 1 dhe unë kërkoja të njëjtën gjë. Ne nuk ishim miq, por në fushë ishim partnerë të mirë. Ibra ishte numri 9 ndërsa unë numri 10”.
LOJTARI MË I MIRË QË KA LUAJTUR PËRKRAHË ME TË – “Padyshim Cristiano Ronaldo. Isha me fat që luajta me të tek Real Madrid. Po flasim për një makineri që ka shënuar mbi 700 gola në karrierën e tij. Nuk do të ketë më kurrë një lojtar si ai apo si Lionel Messi. Unë preferoj më shumë CR7 për shkak të mentalitetit të tij si dhe ai ka fituar kudo që ka luajtur”.
MARADONA – “Romario ka qenë idhulli im, por Maradona është lojtari më i mirë i të gjithë kohërave. Ai bëri diçka unike me Napolin. Ata kanë fituar dy kampionatet e vetme të tyre në histori falë tij. Messi është një kampion, por më besoni se nësi ai shkon në një klub si Hamburger, ata vetëm do të përmirësoheshin, por nuk do të fitonin ashtu siç bëri Diego me Napolin dhe Argjentinën”, përfundon Van Der Vaart. /abcnews.al