Protestat për 25 vjeçarin, Balla:  Aktet e dhunës po sponsorizohen nga PD dhe LSI

schedule13:24 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 13:24 - 12 Dhjetor, 2020

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me protestën e ditëve të fundit që po zhvillohet në vendin tonë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha. Numri dy i Partisë Socialiste, Balla në një prononcim për mediat nga Elbasani ka dënuar aktet e dhunës që po regjistrohen në vend, ndërsa sulmoi ashpër presidentin Ilir Meta si dhe krerët e partive opozitare se sipas tij qëndrojnë pas këtyre sulmeve.

Protesta e ditës së parë ishte e nisur nga zëra qytetarë por tashmë është grabitur nga politikanët. Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lulezim Basha vodhen protesten per qellimet e tyre politike, që nisi si e drejtë por tashmë është vjedhë nga politika. Shqiptarët nuk kanë harruar se kur Berisha dhe Meta vrisnin qytetarë bashkë me ministrin e Brendshëm Basha në bulevard urdhërat e policisë për vrasësit nuk ekzekutoheshin. Basha  u gradua nga Berisha për vrasjet. U bëj thirrje çdo qytetari që të kuptojnë se tashmë protestat nuk janë qytetare pasi u grabitën nga opozita e Berishës dhe e Metës dhe tashmë kemi të bëjmë me akte dhune.  Aktet e dhunës po sponsorizohen dhe ekzekutohen me parate e tyre. PD dhe LSI qendrojne pas sulmeve ne selite politike. Akt i rende qe ngarkon me pergjegjesi penale”, tha Balla.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!