Meta: Jam natyrë luftarake dhe energjike, nuk jam penduar për postin e presidentit

schedule10:22 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 10:22 - 12 Dhjetor, 2020

Presidenti Ilir Meta gjatë takimit online me Këshillin Rinor të Ballkanit është pyet nëse është penduar që e ka marrë detyrën e presidentit. Kreu i shtetit tha se: “absolutisht nuk jam penduar”, duke shtuar se përpiqet ta bëjë këtë detyrë me përgjegjshmëri maksimale.

Kre3u i shtetit ka theksuar se detyrën e ka marrë me përgjegjësi dhe për këtë nuk është penduar.

Meta në fjalën e tij në këtë forum hodhi një vështrim pas në kohë, duke deklaruar se ndryshimi i sistemit në Shqipëri erdhi nga shpirti guximtar i të rinjve dhe jo nga prindërit e tyre.

LEXO EDHE: Meta: Vendit i duhet një ndryshim i madh e i fortë, ky sistem pengesë për të ardhmen e të rinjve

Së pari të jeni të sigurt që unë jam natyrë energjike dhe luftarake, edhe rinore. Aq sa kur erdhi 8 dhjetori nuk po më besohej që 30 vjet më parë unë kisha qenë më i ri seç është djali im sot. Pata si ditë reflektimi, u binda që nëse do kishim pritur nga prindërit tanë për një ndryshim regjimi, ky ndryshim kurrë nuk do të kishte ndodhur. Kishin një mijë halle. Ndërsa të rinjtë, shpirti i guximit i hedh tutje këto frikëra dhe dilema.

Tani të ndalem te pyetja. Unë nuk është se këtë detyrë nuk kam pranuar i pandërgjegjshëm. Absolutisht nuk jam i penduar. Përpiqem ta bëj me përgjegjshmëri maksimale. Kuptohet me një situatë me parlament njëpartiak, gjykatë kushtetuese, që e kanë bërë jo funksional shtetin e së drejtës, dhe ka shtuar këto probleme që ne po flasim sot për të rinjtë. Ju jap fjalën që do vazhdoj të mbetem gjithmonë i ri, do mbetem luftarak për të luftuar për çështje të drejta dhe që i krijojnë një perspektivë më të mirë të rinjve. Nuk jam penduar asnjëherë, duhet t’i trefishojmë përpjekjet në këtë drejtim”, është shprehur Meta.e.su./acbnews.al