Kim Kardashian dhe Kanye West janë bashkë, por jetojnë të ndarë

schedule09:26 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 09:26 - 12 Dhjetor, 2020

Çifti i njohur, Kim Kardashian dhe Kanye West janë bashkë por po jetojnë jetët e tyre ndaras, ka thënë një burim i familjes për revistën People.

“Kimi po merret me projekte në punën e saj që janë të rëndësishme për të, dhe në anën tjetër Kanye po bën të njëjtën gjë”, tha ky burim, pasi u raportua se lidhja tyre martesore po kalon nëpër sfida të ndryshme.

40-vjeçarja, sipas burimit, duket të jetë shumë e lumtur me jetën që ka, njëjtë po ashtu ka folur edhe për West.

Çifti, gjatë verës ishte raportuar disa herë se janë të ndarë por të dy e kanë mohuar këtë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!