Argjentina miraton projektligjin për legalizim të abortit

schedule08:23 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 08:23 - 12 Dhjetor, 2020

Politikanët në Argjentinë kanë miratuar projektligjin për legalizim të abortit, ndryshim i kërkuar për kohë të gjatë nga aktivistet për të drejtat e grave.

Dhoma e ulët e parlamentit ka votuar në të mirë të ligjit të propozuar më 131 vota për, kundrejt 117 kundërshtimeve.

Përpara se të kthehet në ligj, ky dokument duhet të miratohet edhe në Dhomën e Lartë të parlamentit.

Votimi pritet të përfundojë para fundit të vitit. Shumë gra në Argjentinë që kryejnë abort, rrezikojnë të përballen me ndëshkim.

Presidenti argjentinas, Alberto Fernandez ka propozuar projektligjin, i cili lejon abortin deri në javën e 14-të të shtatzënisë. Aktualisht aborti në këtë shtet lejohet vetëm në rast të dhunimit, apo nëse shëndeti i nënës është në rrezik.

“Unë jam katolik, mirëpo më duhet të udhëheq për secilin”, ka thënë presidenti Fernandez të enjten.

“Kjo është çështje shumë serioze për shëndetin publik”.

Kisha Katolike ka përsëritur kundërshtimet për abortin, duke iu kërkuar politikanëve në Argjentinë për “reflektim të dytë rreth asaj se çfarë do të thotë respekti për jetën”.

Amerika Latine ka disa prej ligjeve më të ashpra në botë për abort, dhe vota në Argjentinë do të shihet me shumë vëmendje, në këtë çështje polarizuese në rajon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!