Protestuesit janë shpërndarë nga qendra e Tiranës, por vijojnë të zhvendosen në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Mësohet se tek Libri Universitar, një grup personash po sulmon me gurë e lëndë piroteknike punonjësit e FNSh Fier, që janë me makinën që hedh ujë. Po ashtu, mësohet se si pasojë e sulmit me gurë, janë plogosur dy policë të FNSh-së, të cilët janë transportuar për në spital.
Sulmi mbi policinë vijon me gurë e sende të forta, e lëndë piroteknike. Ndërkohë, forca të tjera janë dërguar në ndihmë të punonjësve të FNSh. s.b/abcnews.al/