“Drejtësi për Klodianin” ka qene thirrja e disa te rinjëve që u mblodhën edhe sonte ne qytetin e Lezhës. Të rinjtë që në shumicë ishin të grupmoshës 13-20 vjec, në fillim janë mbledhur para obeliskut të “Beselidhjes” dhe me pas jane drejtuar komisariatit te Lezhes.
Nen thirrjet kunder qeverise, te rinjte kane protestuar per disa minuta si dhe kane hedhur kapsolla drejt godines se policise.
Te shumte kane qene edhe policët civilë, ku shihen edhe ne pajme teksa afrohen tek protestuesit, te cilet me pas u shperndane. Protesta ka pasur mbrëmjen e sotme edhe në Durrës dhe në Elbasan./ db/Abcnews.al