Kryeministri Edi Rama, duke folur para gazetarëve, ka akuzuar Presidentin Ilir Meta se po nxit të rinjtë që të bëhen të dhunshëm në protestën për vrasjen e Klodian Rashës.
Kreu i qeverisë kritikoi presidentin, që sipas tij, ende nuk e ka dënuar dhunën.
“Akoma nuk është kujtuar që t’i thotë një fjalë asaj familjeje që rri këtu me zemrën në dorë, nuk ka reaguar për efektivët e policisë. Po del një orë përpara se po i vjen fundi botës. Inkurajon lukninë dhe vë gishtin mbi policinë, vazhdon dhe u tregon shqiptarëve se dhuna është rruga për të bërë përpara në këtë vend.”
Po ashtu, kryeministri akuzoi kreun e shtetit se partia e tij po përdor minorenët që të” të marrin rrugët e për të bërë atë që bëjnë.”
Sa i përket protestës në tërësi, Rama tha se të gjithë kanë të drejtën të protestojnë, por shtoi se nuk kanë asnjë lloj të drejtë që t’i prekin ndokujt qoftë edhe një fije floku. s.b/abcnews.al/