Edhe këtë të premte ashtu siç u paralajmërua është zhvilluar protesta e radhës për vrasjen e të riut Klodian Rasha, nga efektivi i policisë.
Kapsolle, gurë, tension janë raportuar mbrëmjen e sotme në këtë protestë.
Protestuesit janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me thirrjet “Poshtë diktatura”.
Protestës së sotme i janë bashkuar ish-deputetë të LSI, Përparim Spahiu, Silva Caka, Erisa Xhixho
Po ashtu protestës i është bashkuar edhe deputetja Rudina Hajdari.
/abcnews.al/