Prej dy javësh e izoluar, këngëtarja e njohur shqiptare shërohet nga Covid-19

schedule17:43 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 17:43 - 10 Dhjetor, 2020

Javë më parë, këngëtarja Diona Fona njoftoi se ka rezultuar pozitive në testin për COVID-19.

Ajo qëndroi për dy javë e izoluar në shtëpi, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve për të pasur kujdes.

Tashmë, Diona është shëruar nga covid dhe menjëherë i është kthyer jetës normale. Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, përmes së cilës tregoi se është kthyer në studio për të punuar për këngët e reja.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i saj ishte ai me titull “Xhani”, i cili u prit shumë mirë nga fansat. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!