5 truke si të shpëtoni nga situatat e sikletshme

schedule18:06 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 18:06 - 10 Dhjetor, 2020

Të gjithëve na ndodh të përballemi me situata të sikletshme që janë të vështira të kontrollohen nga ne. Për shembull, mund t’ju zërë lemza në një takim të rëndësishëm apo të keni kruajtje fyti. Për t’ju ardhur në ndihmë ne më poshtë ju sjellim disa zgjidhje të shpejta dhe praktike, që të dilni nga situata.

Gërvishtni veshin për të ndalur kruajtjen e fytit

Ndjesia e gudulisjes  në fyt mund të duket një shqetësim i vogël, por kjo ndjesi fillon dhe bëhet bezdisëse dhe ju ndalon përqendrimin në gjëra të tjera. Nëse kjo ndodh, gërvishtni veshin tuaj në mënyrë që nervat të stimulohen.

Shtypni gjuhën te dhëmbët, për të parandaluar një teshtimë të pasdëshiruar

Nëse jeni në një takim dhe papritmas ju vjen ndjesia e teshtimës, ka një zgjidhje si ta parandaloni. Gudulisni qiellzën e gojës me gjuhën tuaj për 5-10 sekonda. Teshtima do ju largohet. Një mënyrë tjetër është të shtypni fort gjuhën tuaj tek dy dhëmbët e përparmë.

Nëse nuk ndiheni rehat përballë dikujt, ndiqni rregullin 3 sekondësh të kontaktit me sy

Nëse ndjeni ndroje apo nervozizëm përballë një grupi, ka një mënyrë si të shmangni sikletin. Në vend që të shikoni poshtë ose larg, jepini të gjithëve në grup të paktën 3 sekonda kontakt me sy. Nëse dikush po ju shpjegon diçka, ju mund t’i jepni edhe më shumë se 3 sekonda kontakt me sy për të treguar se jeni të fokusuar në bisedë.

Nëse ndiheni të trullosur, shtypni mesin e pëllëmbës me gisht

Nëse ndiheni të trullosur, provoni këtë truk. Studimet kanë zbuluar një pikë presioni në mes të pëllëmbës tuaj që mund të ndalojë refleksin “gag” kur shtypet.

Shikoni lart dhe mbani frymën, për të parandaluar lotët

Nëse në një situatë ju vjen të qani, por nuk doni që të keni lot në sy, ju mjafton të ngrini kokën lart dhe të mbani frymën. Është metodë efikase./e.b-abcnews.al