Numri i turistëve italianë që vizitojnë vendin tonë është gjithnjë e në rritje. Për këtë arsye Ministritë e Brendshme të të dy vendeve, kanë vendosur të aktivizojnë patrullime të përbashkëta në qytetet kryesore bregdetare, si Durrësi, Saranda dhe Vlora.
Agjentët e policisë italiane thuhet në njoftimin e ambasadës së vendit fqinj, do jenë të veshur me uniformën e tyre të dallueshme dhe do t’i vijnë në ndihmë operatorëve të policisë shqiptare, ku fokusi do të jetë pushuesit përtej Adriatikut.
Ky patrullim do të kryhet prej datës 16 Korrik e deri më 31 Gusht. Ambasada e Italisë në Tiranë, mirëpret këtë formë të re bashkëpunimi dypalësh në fushën e sigurisë, duke i bërë thirrje të gjithë pushuesve italin që të kontaktojnë në numrat zyrtarë të ambasadës./abcnews.al