U luajtën sot dy ndeshjet e fundit të javës së 17 të IPKO Superligës së Kosovës. Ballkani arriti të fitojë ndaj Trepça 89 me shifrat e pastra 2-0. Për skuadrën e Ismet Munishti shënuan Kuc dhe Gripshi.
https://streamable.com/6sr17m
Në ndeshjen tjetër Llapi arriti të fitojë ndaj Arbërisë me rezultatin 1-2. Prenci dhe Selmani shënuan në minutat 30 dhe 39 për Llapin, teksa goli i Ibrahimit në minutën e 56 nuk i dha pikë skuadrës së tij.
https://streamable.com/krae4q
Avdulli u ndëshkua me të kuq në minutën e 78-të, duke ia bërë të pamundur Arbërisë barazimin e kësaj ndeshje. Drita kryeson renditjen e Kategorisë Superiore me 39 pikë dhe ndiqet nga Ballkani me një pikë më pak. /abcneës.al
IPKO Superliga e Kosovës, Java 17
Arbëria-Llapi 1-2
Shënues: Prenci 30’, Selmani 39’/ Ibrahimi 56’
Ballkani-Trepça 89 2-0
Shënues: Kuc 62’, Gripshi 90+4’