Kim mesazh të fortë: Mos të priten zgjedhjet e ardhshme për Gjykatën Kushtetuese

schedule14:26 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 14:26 - 10 Dhjetor, 2020

Ambasadorja amerikane Yuri Kim  këtë të enjte ka dhënë një tjetër mesazh në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Kime përmes një postimi në Facebook shkruan se nuk ka pse të pritet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe thotë se ka ardhur koha që të ngrihet Gjykata Kushtetuese.

?? | “Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on E enjte, 10 Dhjetor 2020

“Mjaft me lojëra”, është shprehur ambasadorja në një intervistë për VOA.

“Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit. Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë. Ata e donin 30 vjet më parë. Ka ardhur koha. Ka ardhur koha. Mjaft me lojra”, shkruan Kim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!