Vrasja e Klodian Rashës, Veliaj: Duhet bërë drejtësi

schedule12:50 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 12:50 - 10 Dhjetor, 2020

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thotë se duhet bërë drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Veliaj deklaroi se ai që ka bërë gabimin duhet të mbajë përgjegjësi dhe organet duhet t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së çështjes.

“Unë jam babai i një çuni të vogël edhe e marr me mend si i është thyer zemra atij babait të Klodit, djalit që u vra. Sepse nuk besoj se ka gjë më të rëndë se të humbasësh fëmijën. Një ditë do të kesh vetë fëmijë dhe do ta kuptosh vetë ça dhimbje është kur të sëmuret jo më kur ta humbasësh. Që kanë merak për drejtësi, kjo kuptohet. Kanë të gjithë drejtën e zotit të mërziten.

Edhe ato që prishen edhe që dëmtojnë qytetin rraqe janë do t’i rikuperojmë prapë. Duhet me bo drejtësi, s’duhet të bëhet si 21 janari që të vriste shteti dhe të bënin heronj. Ai që ka bërë gabimin duhet të mbajë përgjegjësi. Inkurajoj drejtësinë t’i shkoj deri në fund kësaj pune. Pastaj me pastru edhe me rregullu pemë edhe drita, punë e madhe, rraqe janë. Që do ringrihemi do ringrihemi, çështja është të ringrihemi më të fortë se kur ramë”, tha Veliaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!