Ekipet e mëdha evropianë para çdo ndeshje kryejnë tamponë për të izoluar të prekurit e mundshëm dhe minimizuar përhapjen e mundshme të Covid-19.
Këtë e ka bërë edhe Napoli mëngjesin e ditës së djeshme para ndeshjes ndaj Real Sociedad në Europa Legaue. Të gjithë kanë dalë negativë përveç dy testeve.
Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani, të cilët para disa ditësh njoftuan shërimin e tyre nga Covid-19, kanë dalë sërish pozitivë në testin e djeshëm. Ata janë izoluar menjëherë, teksa pritet të testohen sërish.
“Të gjitha tamponët e bëra dje në mëngjes për pjesëtarët e ekipit janë negativë për Covid-19, me përjashtim të Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysaj, të cilët janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi në pritje të përgjigjeve të një tamponi të ri”, shkruhet në njoftimin e Napolit. /abcnews.al
? | Tutti negativi al Covid-19 i tamponi effettuati ieri mattina ai componenti del gruppo squadra, ad eccezione di Amir Rrahamani ed Elseid Hysaj che si sono ripositivizzati e andranno immediatamente in isolamento domicialire in attese di un nuovo tampone.
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) December 10, 2020