Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kanë qenë në qendër të vëmendjes pas zyrtarizimit të lidhjes së tyre. Pak kohë më pas, Fjolla bëri me dije se ka marrë dhe propozimin për martesë nga biznesmeni. Shpeshherë në rrjete sociale, këngëtarja tregonte se po përgatitej për ceremoninë, por si duket dyshja i ka dhënë fund beqarisë më shpejt nga sa e prisnim.
Së fundmi, një lëvizje e papritur në Facebook ka ngjallur dyshime se ata janë martuar. Fjolla ka ndryshuar statusin në profilin e saj në këtë rrjet social, duke e bërë nga beqare në e martuar me Fisnik Sylën. Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve, të cilët i kanë uruar jetë të gjatë dhe të lumtur bashkëshortore.
Posted by Fjolla Morina on Wednesday, December 9, 2020
Megjithatë, nuk dihet nëse ata kanë organizuar ndonjë ceremoni apo thjesht kanë bërë celebrimin. Kujtojmë që pas arrestimit në Morinë, Fjolla u kritikua gjithashtu dhe për lidhjen me Sylën, pasi është raportuar se ka qenë shkaktare e ndarjes me ish bashkëshorten e tij.
Lidhur me këto lajme reagoi vetë Syla, ku shprehej se: “Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet e kota janë vetëm fjalë të kota. Ata bile nxorën edhe dy fëmijët e mi në foto, nëpër faqe të ndryshme. Do të vije koha kur këta gazetarë jo-profesionistë do të ndiqen penalisht për këto vepra të padrejta.” /abcnews.al