I bëri lëmsh të gjithë, “ABC” në shtëpinë e vajzës që pretendoi se ishte motra e Klodian Rashës

schedule23:19 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 23:19 - 9 Dhjetor, 2020

Mes qindra protestuesve mbrëmjen e sotme ishte edhe Bukuroshe Haruni, e cila papritur dha identitet të rremë duke thënë se ishte Bora Rasha, motra e vetme e Klodian Rashës që u ekzekutua nga policia në orët e para të ditës së djeshme duke marrë vëmendjen e medias.

Por “ABC” kontaktoi familjen e Rashës që mohoi njohjen dhe deklaratën e vajzës se ishte motra e Klodianit. “ABC” shkoi në banesën e vajzës që mashtroi duke pretenduar se ishte motra e Klodian Rashës.

Gazetari i “ABC”-së Juxhin Mustafaraj e intervistoi vajzën që u shpreh se nuk ishte motra biologjike e Klodian Rashës, por duke se qenë se burri i saj e ka pasur shok fëmijërie dhe për shkak të marrëdhënies, e konsideronte si vëlla.

Përballë mungesës së koherencës së vajzës dhe për të ruajtur ndjeshmërinë e familjes së të ndjerit, “ABC” vendosi që të mos e transmetonte intervistën me vajzën, Bukuroshe Haruni./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!