Genci rezultoi pozitiv, Eni i nënshtrohet menjëherë testit për Covid dhe publikon rezultatin

schedule18:25 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 18:25 - 9 Dhjetor, 2020

Ditën e djeshme, reperi i njohur, Genc Prelvukaj, ka njoftuar fansat e tij se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

LEXO EDHE:  Genc Prelvukaj infektohet me Covid-19: Kam një vit që mbrohem

Menjëherë, pas kësaj duket se testit për koronavirus i është nënshtruar edhe partnerja e tij, Eni Koçi, pasi të shumtën e kohës e kalojnë pranë njëri-tjetrit.

Përmes një postimi në InstaStory, këngëtarja tregon se ka bërë testin serologjik por që në bazë të rezultateve ka qenë e infektuar me virus para tre muajve.

“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para 3 muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejt të gjithëve ju që po e kaloni ndërkohë”, ka shkruar Eni.

Kujtojmë që javën e kaluar, ajo publikoi këngën e re të titulluar “Lamtumirë” në bashkëpunim me grupin Fisnikët. l.k/abcnews.al