Deputetja Rudina Hajdari, deklaroi se mbështet protestën e realizuar këtë të mërkurë për vrasjen e25-vjeçarit, Klodian Rasha.
Hajdari shprehet se ministri Sandër Lleshaj, nuk mund të vazhdojë me detyrën, por sipas saj duhet të japë dorëheqjen.
Teksa kujton edhe deklaratën e ministrit kohë më parë, ku u shpreh se se mbas çdo polici është fytyra e tij, Hajdari thotë se Lleshaj nuk mund të vazhdojë më, detyrën.
Statusi:
Mijëra qytetarë u mblodhën sot para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar përgjegjësi mbi vrasjen e Klodian Rashës nga një oficer policie.
Isha dhe do jem mes tyre dhe do ta ngre zërin në Parlament për këtë vrasje, derisa drejtësia të bëhet e plotë.
Ministri Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen.
Ai na ka thënë se mbas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën.
/abcnews.al/