Christian Eriksen pritet të jetë largimi i parë i Interit në merkaton e janarit. Fantazisti danez po vuan tek Interi dhe nuk ia ka dalë të krijojë një raport besimi me Antonio Conten, trajnerin e zikaltërve.
Qëndrimi në stol e ka lodhur 26-vjeçarin, i cili ëndërron të kthehet në Premier League, aty ku ka shkëlqyer me Tottenham. Një kandidat ka dalë në skenë dhe atë e zbulon Eurosport UK.
Flasim për klubin londinez të West Ham. “Çekiçët” e drejtuar nga David Moyes në stol, e kanë nisur mirë sezonin e ri dhe renditen në vend të tetë me 17 pikë, katër larg zonës “Champions”. /abcnews.al