“Çfarë lloj nëne je ti që vesh minifund?”, Arbana i kthen ndjekësit përgjigjen epike

schedule15:25 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 15:25 - 9 Dhjetor, 2020

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani bërë nostalgjike ditën e sotme fal postimeve në Instagram.

Ajo ka kujtuar  momentin kur ka vizituar qytetin e Shën Petersburgut dhe e ka cilësuar këtë qytet një ndër më të bukurit në botë dhe që duhet vizituar patjetër.

“Instagrami më kujtoi që sot 4 vite më parë, kam vizituar për here të pare nje nga qytetet me te bukura ne bote, nje perralle, nje enderr, nje “must”; Shën Petersburg. Mezi po pres të shkoj sërish”, ka shkruar Arbana.

Mirëpo ndonëse me postimin e saj Arbana kishte për qëllim të sugjeronte një vend për të vizituar, një ndjekës e ka paragjykuar për stilin e veshjes.

“Çfarë lloj nëne je ti që ke veshur dhe vesh gjithnjë minifunde?”, shkruan ndjekësi, të cilit Arbana iu përgjigj shkurt: “Një nënë shumë e lumtur”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!