Prokuroria franceze ka kërkuar një dënim me katër vite burg, nga të cilat dy me kusht, për ish presidentin e vendit Nicolas Sarkozy, avokatin e tij Thierry Herzog dhe gjykatësin Gilbert Azibert.
Lajmi është konfirmuar nga burime gjyqësore që citohen nga mediat franceze. Sarkozy akuzohet se ka marrë në vitin 2014 disa informacione për një proces tjetër në të cilin akuzohej se i kishte premtuar Azibert një post më të lartë në gjykatë.
Për Herzog i cili luajti rolin e ndërmjetësuesit, akuza kërkoi që dënimi të kombinohet dhe me pesë vite pezullim të ushtrimit të profesionit.
Pas disa ditësh debate në sallë, gjatë të cilave Sarkozy ka mohuar me këmbëngulje çdo përfshirje, akuza bëri kërkesat e saj duke thënë se dhe një ish president duhet të respektojë ligjin si të gjithë qytetarët e tjerë.
Prokurori pas fjalëve të Sarkozy, u shpreh se ky proces nuk është aspak një hakmarrje./abcnews.al