BREXIT/ Johnson pritet të udhëtojë drejt Brukselit

schedule09:14 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 09:14 - 9 Dhjetor, 2020

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të udhëtojë të mërkurën në Bruksel për të biseduar për marrëveshjen tregtare pas Brexit, me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Më 31 dhjetor do të skadojë periudha e trancizionit, që nënkupton se autoritetet britanike nuk do të zhvillojnë tregti sipas rregullave të bllokut europian.

Dy zyrtarët pritet të negociojnë në mbrëmje, pasi bisedimet mes të zyrtarëve të angazhuar në këtë çështje nuk kanë rezultuar me sukses.

Mosmarrëveshjet kyçe kanë të bëjnë më të drejtat për peshkim, rregullat e konkurrencës dhe politikave të marrëveshjes.

Johnson fillimisht ka deklaruar se do të marrë pjesë në seancën e rregullt të Parlamentit të Britanisë, para se të niset në kryeqytetin belg.

Një burim qeveritar thënë për BBC-në se përparimi i arritur në nivel politik, mund të lejojë rinisjen e negociatave mes përfaqësuesit britanik, Lord Frost dhe atij të BE-së Michel Barnier.

Nëse nuk bien dakort, të dyja palët do të zhvillojnë biznes sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, që do të thotë se do të aplikojnë tarifa në importet e njëra-tjetrës.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundrejt 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!