I penduari rikthen çështjen e vrasjes së biznesmenit, Çollaku: Lexova dosjen, policia e përfshirë

schedule09:18 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 09:18 - 9 Dhjetor, 2020

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në emisionin Abc-ja e Mëngjesit është shprehur se ka lexuar dosjen e dëshmitarit i cili ka rikthyer në vëmendje vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj të ekzekutuar 15 vite më parë me eksploziv në ashensorin e pallatit, teksa po ngjitej në banesë.

Çollaku është shprehur se e ka lexuar vetë dosjen e të penduarit dhe ajo që i bën përshtypje është përfshirja e policisë në këtë ngjarje.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në lidhje me këtë ngjarje ajo që ka zbuluar është bashkëpunimi i grupeve rivale që duket se bien dakord që të ekzekutojnë kundërshtarët e njëri tjetrit.

LEXO EDHE: Me bombë në ashensor, SPAK: Ky është biznesmeni që vrau Shullazi 15 vite më parë

Dëshmia e të penduarit është e vetmja dëshmi që ka kthyer edhe çështjen e vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj të ekzekutuar 15 vite më parë. Me 26 nëntor ka përfunduar kjo dëshmi e marrë dhe në fund është dërguar në gjykatë. Ajo që kam lexuar në lidhje me këtë dosje për ngjarje të ndodhura para 15 vitesh, rezulton se të përfshirë në ngjarje kanë qenë në një shoferi i vrasësve dhe te tjetra kanë qenë autorët që kanë bërë dhe vrasjen e Lamajt. Ajo që më bën përshtypje është përdorimi i kleringut të vrasjeve që ka filluar të ndiqet nga grupet rivale, ku theksojnë se një grup vret për tjetrin. Ajo që të bën përshtypje është përfshirja e policisë, pasi një nga vrasësit shkojnë e marrin me makinën e policisë. Ku një nga grupet ka territor të avancuar vrasjet fillojnë”, ka thënë Çollaku.

Gjithashtu Çollaku nga studio e ABC-së së Mëngjesit ka komentuar dhe ngjarjen e rëndë që ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë ku një nga punonjësit e policisë ka ekzekutuar me armë zjarri një 25 vjeçar.

LEXO EDHE: U qëllua nga efektivi i policisë, ky është është i riu që humbi jetën

Ai është shprehur se në lidhje me këtë ngjarje duhet të jepte dorëheqjen ministri i Brendshëm dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Ministri i Brendshëm ka frikë të japë dorëheqjen pasi ai që e ka dërguar aty nuk e lë dhe vetëm kryen dhe përfundon sms e shefave, jo vetëm ai por edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të japë dorëheqjen, dhe pse e di që një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Në atë që kam lexuar kishte pak thashethemnajë të tepruar, është e njëjta trupë ekzistuese që kur ka qenë Xhafaj dhe Tahiri”, ka thënë ai./abcnews.al