Ndeshja mes PSG dhe Basaksehir është pezulluar dhe duket se nuk do të nisë ditën e sotme. Shkak është bërë një shprehje raciste e përdorur nga arbitri i katërt i ndeshjes, Sebastian Coltecsu.
Gjithçka nisi me protestat e stafit të skuadrës turke kundrejt një vendimi të gjyqtarit, teksa ata u ccuan të gjithë dhe ishin gati të hynin në fushë.
Énorme respect à Demba Ba ❤️?
Soyons tous unis #NoToRacism
https://t.co/FJVJ05NGhS— Joueurs Turcs?? (@JoueursTR) December 8, 2020
Gjatë kohës që gjyqtari i katërt rumun po mundohej të qetësonte situatën, ai u shpreh: “Largoje atë të ziun”, ku e kishte fjalën për asistent-trajnerin e Basaksehir, Pierre Webo.
Disgraceful scenes at PSG vs Instanbul. Both teams refused to start the match after accusations of racism towards the 4th official.
Play will resume shortly, after the referees have been replaced.
The referee was heard calling Demba Ba a n***er via the pitch side microphones. pic.twitter.com/bBVf03UXF3— Stimzozo?? (@afcsafzozo3105) December 8, 2020
Lojtarët e Basakshir e dëgjuan atë që Coltescu tha dhe u nisën menjëherë drejt tij, duke e pyetur se përse e përdori atë shprehje.
Ndërkohë kamerat e stadiumit kanë inkuadruar edhe Demba Ba, i cili i kërkon llogari dhe shprehet: “Ti kurrë nuk the ‘ky djalë i bardhë’, por ‘ky djalë’. Pse kur doni të flisni për një djalë të zi ju duhet të thoni ‘ky djalë i zi’?
Më pas lojtarët dhe stafi i Basaksehir nuk kanë pranuar të rifuten në lojë dhe protestën e tyre e ka mbështetur edhe klubi i PSG. Të dy skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes, për të mos dalë më.
Basaksehir are leaving Parc des Princes. The PSG match will restart tomorrow with a different refereeing team. #UCL
— Jonathan Johnson (@Jon_LeGossip) December 8, 2020
Ndërkohë, më shumë se një orë pas kësaj ngjarje nga medie të ndryshme njoftohet se skuadrat po largohen nga stadiumi dhe ndeshja do të luhet ditën e nesërme me një tjetër ekip arbitrash. /abcnews.al