Ditën e djeshme u hodh shorti i kualifikueseve të Botërorit Qatar 2022 dhe Kosova u vendos në Grupin B me Suedinë, Spanjën, Gjeorgjinë dhe Greqinë.
Dardanët ndryshe nga Shqipëria janë në një grup me pesë skuadra, që i ofron një kalendar më pak të ngjeshur se kuqezinjtë. Dardanët e nisin në shtëpi ndaj Suedisë, teksa tre ditë më pas udhëtojnë drejt Spanjës.
Në mars skuadra e Challandes luan dy ndeshje, tre grumbullimin e shtatorit, që është edhe muaji më i ngjeshur dhe e mbyll me dy ndeshje në tetor dhe një në nëntor ndaj Greqisë në transfertë.
Kalendari:
28 mars 2021, Kosovë-Suedi
31 mars 2021, Spanjë-Kosovë
2 shtator 2021, Gjeorgji-Kosovë
5 shtator 2021, Kosovë-Greqi
8 shtator 2021, Kosovë-Spanjë|
9 tetor 2021, Suedi-Kosovë
12 tetor 2021, Kosovë-Gjeorgji
14 nëntor 2021, Greqi-Kosovë