Studimi: Njerëzit që hanë dardhë çdo ditë janë 35% më pak të rrezikuar nga mbipesha

schedule21:57 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 21:57 - 8 Dhjetor, 2020

Studimet e kohëve të fundit konfirmojnë se konsumi ditor i dardhës luan një rol të rëndësishëm në përpjekjet për të mbajtur peshën nën kontroll.

Të dhënat e një studimi të kryer nga Universiteti Shtetëror i Luizianës ka zbuluar se njerëzit që hanë dardhë çdo ditë janë 35% më pak të rrezikuar nga obeziteti dhe mbipesha.

Ky zbulim i atribuohet faktit se dardha është e pasur me fibër, vitaminë C, magnez, bakër dhe kalium.

Veç kësaj, dardha është një frut që ul rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe që pastron organizmin nga toksinat. l.k/abcnews.al