SPAK zbardhi sot ekzekutimin e biznesmenit Vajdin Lamaj në 2005 dhe për këtë akuzon Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin me bashkëpunimin e bandës së Durrësit. Por si ndodhi vrasja e Lamajt dhe Artan Arsit, që tronditi Tiranën?
Ata u ekzekutuan në 27 shkurt të vitit 2005, rreth orës 23:50 si pasojë e shpërthimit të telekomanduar të ashensorit të pallatit të tij, ndërsa bashkë me Lamajn u vra dhe miku i tij i fëmijërisë Arsi. Eksplozivi ishte vënë në ashensorin e pallatit, ku kishte shtëpinë Lamaj, prapa stadiumit “Qemal Stafa”.
Lexo edhe: SPAK: Shullazi vrau Vajdin Lamen 15 vite më parë, Lul Berisha në kërkim për ekzekutimin e rivalit
Sapo Lamaj dhe Arsi janë ngjitur në ashensor, ndërmjet katit të pestë dhe katit të gjashtë ka ndodhur shpërthimi i lëndës eksplozive, duke i lënë të dy personat të vdekur në vend. Sasia e eksplozivit ka qenë e madhe.
Dy viktimat do të ngjiteshin në katin e tetë, ku kishte shtëpinë Lamaj. Ashensori në momentin e shpërthimit ka qenë në ngjitje dhe mendohet që shpërthimi të jetë realizuar me telekomandim nga distanca. Gjatë shpërthimit u shkatërrua totalisht ashensori.
Lexo edhe: Miku që u kthye në armik, si u ekzekutua Klodian Saliu pas përplasjes me Lul Berishën
Pas 15 viteve, SPAK arriti që të mblidhte prova duke akuzuar për këtë vrasje Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin, të cilët sipas prokurorisë së posaçme anti-korrupsion në bashkëpunim me bandën e Durrësit që akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut, eliminuan Lamajn./ db/Abcnews.al