Salianji pas takimit me të rinjtë në Korçë: Së bashku të sfidojmë dhe të shpëtojmë demokracinë

schedule19:26 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 19:26 - 8 Dhjetor, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”  kujton “8 dhjetorin” si sakrificën e të rinjve për një Shqipëri si Evropa.

Salianji ka zhvilluar takime me të rinjtë në Korçë, sipas tij duke respektuar edhe rregullat e pandemisë, ku edhe u shpreh se liria duhet të mbrohet çdo ditë dhe në çdo etapë.

Ish-deputeti i bën thirrje të rinjve që të bëhen bashkë për të shpëtuar demokracinë.

Statusi:

Sot në Korcë me dhjetra të rinj brenda kushteve që dikton pandemia!

8 Dhjetori 90 saktifica e të rinjve ishte sublime,ata rrezikonin gjithçka kishin jetën, familjen, por zgjodhen te luftojnë për të ardhmen! Për Shqipërinë si Europa!

Sot me shtetin monopartiak, shtetin e krimit dhe bandave përpjekja dhe fuqia për t’i përmbysur në përballje, janë e vetmja zgjidhje.

E ardhmja është në duart tuaja, së bashku do sfidojmë e të shpëtojmë demokracinë!

As vendi, Shqipëria dhe as liria e mundësisë nuk janë të trashëgueshme, ato ruhen e mbrohen çdo ditë, çdo etapë.

Për Shqiperine si gjithe Europa!

 

 

 

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!