Klosi me prodhuesit e plastikës: Përdorimi i qeseve, i panegociueshëm

schedule16:15 - 14 Korrik, 2018

schedule 16:15 - 14 Korrik, 2018

Kontrolli dhe fushata e ndërgjegjësimit të ndalimit të prodhimit, importit dhe përdorimit të qeseve plastike po vijon ne te gjithe vendin. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit takoi prodhuesit dhe ricikluesit e plasitikes me te cilet bisedoi per plotesimin e detajeve per zbatimin e ligjit.

Bizneseve që deri tani prodhonin qese të holla plastike ju janë lënë disa muaj kohë për të përshtatur teknologjinë.

Ndërkohë një udhëzim i Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit që saktëson zbatimin e ligjit që ndalon përdorimin e qeseve në vendin tonë, procesin e biodegradimit dhe atë të riciklimit të tyre po bëhet gati.

Por sipas Blendi Klosit diçka është e panegociueshme.

“Ajo që nuk negocionet është ndalimi njëherë e përgjithmonë i përdorimit të plastikës së pa riciklueshme në vend”

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit ua bëri të ditur prodhuesve dhe ricikluesve të plastikës, të cilëve iu kujtoi edhe gjobat për shkelje të ligjit.

“Nga 1 milion – deri në 1.5 milionë lekë të reja për kë vijon të hedhë në përdorim këtë produkt. “

Përfaqësuesit e bisnesit të plastikës sipas ministrit do të jenë pjesë e hartimit të këtij udhëzimi. Ndërkohë Ministri i Mjedisit dhe Turizmit kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për të denoncuar mungesën e kontrollove nga ana e inspektoriateve në zona të caktuara me qëllim reduktimin e shpejtë të këtij ndotësi të mjedisit.