20 vjeçari shqiptar që akuzohet se fillimisht vrau dhe më pas dogji trupin e pronarit të hotelit ku punonte në Santorini të Greqisë, ka folur për mediat lokale duke treguar detaje nga ngjarja e rëndë.
I riu foli për “Tlive Show” duke theksuar se konflikti me pronarin 69-vjeçar të hotelit Nikos Halaris nisi për 200 euro, të cilat ky i fundit nuk ia jepte.
“Shkova tek hoteli dhe i thash që kam ardhur për paratë. Ai me shau dhe më tha të largohesha. Unë i thash sërish z.Nikos, kam ardhur vetëm për paratë dhe asgjë tjetër, por ai më qëlloi me një shishe uiski”, tregon i riu shqiptar, raporton abcnews.al.
Më tej ai rrëfen se në gjaknxehtësi e sipër qëlloi edhe ai pronarin grek, gjë e cila i shkaktoi vdekjen.
“Nuk mbaj më mend çfarë ndodhi sepse e humba komplet kur me qëlloi. U përgjigja duke e qëlluar dhe ndodhi ajo që ndodhi”, tregon ai.
Më herët, i riu shqiptar ishte shprehur para policëve se shkonte në Greqi për të punuar në hotel për të mbajtur familjen me para.
“Unë vij dhe punoj me sezone këtu. Kam nënën dhe tre motra në shtëpi. Me punën që bëj mbaj edhe ato me para. Nuk më dha 200 eurot që duhej të më paguante prandaj ndodhi gjithçka”, tregoi ai. /abcnews.al